Jo vetëm se ia liroi karrigen, por si një “gentleman” e priti edhe me lule.
Prokuroi, tanimë në largim, nga njëra prej pozitave më të fuqishme të hetuesisë, Islam Abazi, sot bëri dorëzimin e detyrës. E ajo që e pranoi detyre e re si Prokurore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është Iskra Haxhi-Vasileva, e cila e tha se kjo pozitë po ta mbajë para kamerave që në ditën e parë të punës.
Procedurat administrative dhe organizimi i brendshëm do të jenë detyrat e para me të cilat do të merret drejtuesja e re Haxhi-Vasileva.
Ajo bëri të ditur se, fillimisht, do të përqendrohet në çështje thelbësore për funksionimin e mbarë të institucionit, e më pas në aktivitete që lidhen me organizimin e tij të brendshëm. Ndër hapat e parë, ajo përmendi gjithashtu caktimet vjetore të stafit brenda Prokurorisë, të cilat zakonisht kryhen në fund të vitit. Pastaj do të trajtoj çështje të caktuara të brendshme që lidhen me organizimin, tha ajo. Ndërsa, kryeprokurori Nenad Saveski kërko që për lëndët e hapura duhet të bashkëpunojnë edhe dëshmitarët.
Kreu i ri i Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me ndikimin politik, theksoi se reagimi i prokurorëve është thelbësor; ajo vuri në dukje se integriteti i një prokurori dëshmohet përmes mënyrës se si ai e trajton një ndikim të tillë.
