Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka qëndruar sot në Strugë ku është pritur nga kryetari i saj Mendi Qyra.

Gjatë qëndrimit, Mexhiti tha se kjo vizitë është dëshmi se qëndrojnë pas premtimeve në Strugë.

I pyetur për kritikat e opozitës, Mexhiti iu përgjigj duke thënë se VLEN-i vazhdon të jetë bashkë në realizimin e programit, ndërkaq për opozitën shtoi se “ata nuk kanë vizion, merren me thashetheme”.

“Ne bashkohemi në ide, në punë dhe në projekte. Kemi qenë bashkë, jemi bashkë dhe do të jemi bashkë. Opozita, kur nuk ka vizion dhe asgjë për të ofruar, merret me thashetheme dhe fjalë. Por ne vazhdojmë me punë, me vizion dhe me realizimin e programit, ashtu siç e kemi përcaktuar si VLEN”, tha Mexhiti në Strugë, njofton TV21.