Ka nisur gjykimi ndaj ish-kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe financave publike gjatë mandatit të saj, përcjell TV1. Rasti lidhet me qindra kontrata në vepër, përmes të cilave dyshohet se buxhetit komunal i është shkaktuar dëm prej rreth një milion eurosh.

Në seancën e sotme është prezantuar akuza dhe kanë filluar të dëgjohen dëshmitarët. Gjykimin e udhëheq gjykatësi Rexhep Musa. Teuta Arifi prezumohet e pafajshme deri në një vendim të formës së prerë.