Një 25-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe grabitur në zonën e Bit Pazarit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, A.R. (25) e ka raportuar rastin në SPB Shkup sot në orën 04:30. Ai ka deklaruar se rreth orës 03:40, dy burra dhe një grua e kanë sulmuar fizikisht dhe, duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë, i kanë marrë telefonin celular dhe para.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. /Monitor.mk