Riccardo Calafiori është nderuar në kryeqytet me titullin bashkiak “Bir i Romës”. Me këtë rast, futbollisti i Arsenalit i dhuroi fanellën e tij kryebashkiakut Roberto Gualtieri.

“E falënderoj kryetarin e bashkisë. Ndihem krenar për këtë vlerësim. Gjithmonë përpiqem ta përfaqësoj qytetin tim jashtë Italisë. Më mungon shtëpia, por sa herë kthehem, përjetoj emocione të veçanta”, – tha ai.

Për rolin e tij tek Arsenali: “Është periudha më e mirë e karrierës sime. Ndihem lider, por nuk flas shumë. Përpiqem t’i ndihmoj shokët, sidomos të rinjtë, kryesisht në fushë”.

Për Romën e drejtuar nga Gasperini: “Kam biseduar me djemtë e Romës dhe të gjithë më flasin mirë për të. E dimë sa shumë mund t’i përmirësojë futbollistët. Shpresoj të arrijë diçka të rëndësishme deri në fund të sezonit”.

I pyetur për një rikthim të mundshëm te Roma, u përgjigj: “Shpresoj të fitoj sa më shumë në vitet e ardhshme. Për një të ardhme më të largët, e kam thënë gjithmonë se nuk u ndamë në mënyrën më të mirë, por nuk mbaj mëri. Madje, mendoj se ajo përvojë më ka shërbyer. Do të më pëlqente shumë të rikthehesha”.

Për diferencën mes Serie A dhe Premier League: “Ka një ndryshim të madh, por jo për nga cilësia. Këtë sezon futbolli italian është bërë më argëtues, me më shumë gola. Premier League është superiore, por mund ta arrijmë”.

Për kombëtaren italiane, pas humbjes me Belgjikën: “Ishte një goditje e rëndë, por nuk duhet të fshijë gjithë rrugëtimin e bërë. Duhet të rifillojmë nga paraqitjet e mira dhe guximi që treguam”.

The post Calafiori: Do më pëlqente shumë të rikthehesha te Roma, të gjithë më flasin mirë për Gasperinin appeared first on Telesport.