Në konferencën e fundit për shtyp para përballjes me Singaporin, Vinicius Junior u përpoq të shpjegonte arsyet e rënies së formës së tij. Shpjegimet e anësorit brazilian nuk kanë bindur aspak Alvaro Benito-n, ish-mesfushorin e Real Madridit, tashmë në rolin e analistit.
Benito vuri në dyshim versionin e dhënë nga Vinicius, duke e quajtur atë “një justifikim që nuk mund të besohet”.
“Nuk u përgatita më mirë pas Kupës së Botës, sepse ndikimi i atij turneu është shumë i madh për të gjithë brazilianët. Nuk e prisnim atë eliminim të hershëm, ndaj i shfrytëzova pushimet për t’u argëtuar, për të pushuar dhe për t’u relaksuar; si pasojë, u stërvita më pak sesa vitet e fundit”, ishte deklarata e Vinicius.
Në anën tjetër, Benito beson se problemet e Vinícius janë shumë më të thella se sa thjesht një përgatitje e shkurtër para sezonit; ato datojnë që prej dy sezonesh. Sipas tij, gjithçka nisi që kur braziliani nuk fitoi dot “Topin e Artë”.
“Për mua kjo tingëllon si një justifikim dhe nuk e besoj. Sot është 17 nëntor, ai është 26 vjeç dhe po flasim për lojtar profesionist. Është e kuptueshme që ai të ketë ulur pak ritmin gjatë verës, pas një sezoni rraskapitës dhe zhgënjimit në Kupën e Botës, por ai gëzon një formë fizike të jashtëzakonshme; mjaftojnë vetëm tri javë që ai të kthehet në një ‘raketë’.
Nëse ai e shfrytëzon sa më mirë talentin e tij, do të jetë një yll që shkëlqen. Kështu që, për mua, çështja ka të bëjë më shumë me mentalitetin e tij sesa me çdo gjë tjetër”, tha Benito.
The post Ish-ylli i Real Madridit: Nuk e besoj Vinicius, ajo që tha është thjesht një justifikim appeared first on Telesport.
