Shteti ka nxjerrë në shitje 51 banesa në Ohër, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror, i cili është dukshëm më i ulët se çmimi aktual i tregut për banesat në ndërtesat e reja.

Shpallja është publikuar dje nga Shoqëria Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Lokaleve Afariste me Rëndësi për Republikën, ndërsa afati për aplikim është i hapur deri më 1 dhjetor.

Bëhet fjalë për banesa në një objekt të ri që është në ndërtim e sipër, në bashkësinë urbane Biljanini Izvori.

Sipas shpalljes, në shitje janë banesa njëdhomëshe, dydhomëshe dhe tridhomëshe, me sipërfaqe nga 45 deri në 74,75 metra katrorë.