Përleshje mes katër personave në Bit Pazar të Shkupit
Një përleshje fizike mes katër personave është raportuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, në incident janë përfshirë D.M. (42) nga njëra anë dhe tre banorë të Shkupit – G.I., J.I. (67) dhe N.I. (64), nga ana tjetër.
Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 16 nëntor, në orën 12:10.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë parashtresa përkatëse. /Monitor.mk
