Policia e Kumanovës ka arrestuar S.S. (39), i cili dyshohet se gjatë fundjavës ka hyrë me forcë në objekte afariste dhe ka vjedhur sende e para.
Sipas SPB Kumanovë, arrestimi është kryer më 17 nëntor 2026, rreth orës 20:30. Vjedhjet dyshohet të jenë kryer në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë.
I dyshuari është dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /Monitor.mk
