Një Akademi e re gati të lindë në Shqipëri, mer jetë projekti! Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të moshave në Shqipëri.
Bëhet fjalë për krijimin e akademisë zyrtare të klubit italian Inter në vendin tonë. Hapi i parë drejt realizimit të kësaj nisme është hedhur me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Inter Club Albania.
Në kuadër të marrëveshjes, Ministria do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FSHF-ja do të vërë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme sportive për nisjen e projektit në Tiranë.
Akademia synon të sjellë në Shqipëri metodologjinë dhe standardet e formimit sportiv të klubit zikaltër, përmes përfshirjes së stafit teknik të Inter-it dhe trajnimit të trajnerëve shqiptarë.
Projekti parashikon krijimin e mundësive për qindra fëmijë dhe të rinj, jo vetëm nga kryeqyteti, por edhe nga vende të tjera të rajonit.
Në projekt janë përfshirë gjithashtu programe bursash, mbështetje për talentet e reja dhe nxitja e pjesëmarrjes së vajzave në futboll.
The post Inter Academy Albania, prezantohet projekti i ri i futbollit shqiptar! appeared first on Telesport.
