Pas përfundimit të fazës së grupeve të Nations League, rrugëtimi i Italisë ka qenë në dritë-hije. Tri fitore e 1 barazim, të shoqëruara me dy humbje, nuk u mjaftuan trajnerit Roberto Mancini të kualifikonte “azzurri” në fazën play off.

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, trajneri i Italisë tha: “Forca, djem. Pavarësisht zhgënjimit të eliminimit, jemi në rrugën e duhur. Të lumtë të rinjve“.

Trajneri synon të mbajë lart moralin e grupit pas humbjes ndaj Belgjikës. Duket qartë se rruga përpara për kombëtaren italiane mbetet e gjatë dhe e vështirë, por të paktën ka filluar të krijohet një bazë.

“Në mars do të jemi më të fortë,” përfundoi Mancini, duke parë drejt fillimit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, që do të nisin pas katër muajsh.

The post Mancini mesazh Italisë pas Nations League: Jemi në rrugën e duhur, në mars do të jemi më të fortë appeared first on Telesport.