“Cardinale sapo ka deklaruar se nuk do ta shesë kurrë Milanin, pikërisht sepse projekti i tij është afatgjatë”. Kështu u shpreh presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, gjatë aktivitetit “RCS Sport Industry Talk”, në Milano.

“Ideja e Gerry Cardinale është të krijojë ‘Milan Sport Entertainment’, duke zgjeruar aktivitetin përtej futbollit, drejt sporteve të tjera, argëtimit dhe komunikimit. Ai dëshiron ta shfrytëzojë emrin e Milanit dhe potencialin e qytetit, të cilin e konsideron një nga qendrat europiane në zhvillim, për të krijuar tërheqje edhe në fusha të tjera sportive dhe ekonomike”.

Duke folur për stadiumin, Scaroni theksoi se vendimi për “San Siron” do të merret nga Milani dhe Interi, duke kujtuar se klubet kanë dokumentacionin noterial që u njeh pronësinë e stadiumit:

“Prezantimi i projektit të stadiumit të ri, të realizuar nga dy arkitektë të mëdhenj, duket se është pritur mirë. Deri në shtator 2027 duhet të përfundojnë të gjitha autorizimet. Ndërtimi mund të nisë nga fundi i vitit 2027 ose fillimi i vitit 2028. Jemi të vendosur të vazhdojmë.

Stadiumi i ri do të na sjellë 100 milionë euro të ardhura shtesë, një element themelor për suksesin e Milanit, Interit dhe Serie A në arenën ndërkombëtare”.

The post Scaroni “vë bast” publik: Cardinale nuk do ta shesë kurrë Milanin, por do ta revolucionarizojë appeared first on Telesport.