Pak ditë më parë, deklaratat e Weston McKennie për një largim te Manchester United, të bëra ndërsa ishte me kombëtaren e SHBA-së, shkaktuan bujë të madhe. Tani, 48 orë më vonë, McKennie ka dhënë sqarime të mëtejshme për mediat amerikane.
“Dua ta bëj të qartë se nuk kam ndërmend të largohem nga Juventus. Jam i lumtur tek ajo skuadër dhe dua të qëndroj. Kjo është arsyeja pse e rinovova kontratën (deri në vitin 2030) dhe mezi pres të kaloj edhe shumë vite të tjera këtu,” tha McKennie.
Më tej, mesfushori 28-vjeçar vazhdoi: “Jam lojtar i Juventus dhe ka pasur një keqkuptim lidhur me atë që kam thënë. Mes përkthimeve dhe gjithçkaje tjetër, situata doli kundër meje. Nuk e di saktësisht pse ndoshta diçka ka humbur gjatë përkthimit.”
The post Amerikani hedh poshtë zërat e largimit dhe premton besnikëri: Dua të qëndroj gjatë te Juventus appeared first on Telesport.
