Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur sërish në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, në orët e paradites së së enjtes.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pas vizitës që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara në Hagë për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Edhe këtë të enjte, Krasniqi është transportuar me automjetet e misionit të EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie.

Ai është përcjellë nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë deri në shtëpinë e tij në lagjen “Velania”.