Conor McGregor ka deklaruar se sfida e tij e radhës do të jetë e fundit në artet marciale mikse (MMA) dhe premton se ky event do të jetë më i madh se çdo gjë që është bërë ndonjëherë në sportet luftarake.
Ylli irlandez i UFC-së, aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju, të cilin e pësoi vetëm një minutë pasi u rikthye në kafaz në muajin korrik. Një rikthim që pritej me shumë bujë, por që nuk pati shumë sukses për “The Notorios”.
Ndërkohë që, ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij, por sipas vetë McGregor, kurdo që ajo të ndodhë, do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e tij, ë do të vendosë shumë rekorde financiare.
“Sa shikime pati ndeshja e Canelo, sa njerëz ishin të pranishëm? Sa ishin të ardhurat nga biletat? Dëgjoni, unë i tejkaloj të gjithë këta njerëz për sa i përket shitjeve. Dhe atë thellësisht. Të gjithë, pa përjashtim. Me lehtësi. Ndoshta edhe të gjithë së bashku. Dhe këtë e bëj pa u sforcuar fare”, tha McGregor.
“Sfida ime e fundit, ajo budallallëk ku u dëmtuva dhe që që më detyron të qëndroj jashtë ringut për disa muaj të tjerë para se të rikthehem, u zhvillua në të njëjtën kohë me gjysmëfinalen e Kupës së Botës. E megjithatë arriti ato shifra që i dini të gjithë,” vazhdoi irlandezi.
“Për duelin tim të radhës, që do të jetë edhe dueli i fundit, do të përpiqem vërtet ta promovoj siç duhet. Të shohim se çfarë shifrash mund të arrij. Do të vazhdoj të thyej rekordet e mia”, deklaroi McGregor. Promovimi ka filluar tashmë, me ikonën e kafazit që pretendon se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit.
Pasi tifozët shpenzuan mbi 25 milionë dollarë për të ndjekur atë që nuk mund të quhet vërtet ndeshje kundër Max Holloëay në UFC 329, atij i duhet një strategji e tillë për t’i bindur njerëzit të paguajnë sërish për të parë nëse do t’i dalë ndonjë goditje e suksesshme.
Pas pesë vitesh larg sportit, është e qartë se trupi i 38-vjeçarit nuk e përballon më sportin e arteve marciale të përziera (MMA). Por, a e ka vërtet ndërmend Conor të tërhiqet nga garat? Atij i ka mbetur edhe një ndeshje në kontratën me UFC dhe thuhet se është paguar rreth 30 milionë dollarë për ndeshjen e tij të fundit, e cila zgjati vetëm 69 sekonda.
The post Conor McGregor: Në duelin tim të fundit në kafaz do të thyej të gjitha rekordet financiare appeared first on Telesport.
