Naser Zyberi, Avokat i Popullit i ftuar në emisionin Daily Click në TV21, foli edhe për ankesat e shumta që qytetarët i bëjnë. Zyberi tha se ankesat kanë të bëjnë me shumë me raportin e qytetarëve me shtetin, gjegjësisht me administratën shtetërore.

“Fatkeqësisht populli ka shumë halle. Dhe ato halle janë kanë të bëjnë me raportin e tyre me shtetin, me adminsitratën, me atë që qeverisë në emër të popullit. Avokati i Popullit është institucion shtetëror i cili kujdeset për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe sidomos kur ato të drejta janë shkelur nga organet e administratës shtetërore dhe këtu bjen korpusi më i madh i problemeve. Por edhe nga organe dhe institucione tjera që ushtrojnë funksione publike”, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi në Daily Click në TV21.