Erërat e forta që kanë përfshirë Tetovën kanë ngritur shqetësime për sigurinë e një vinçi ndërtimi në rrugën “Vëllezërit Milladinovi”.
Sipas informacionit të përcjellë te Monitor.mk, ekziston shqetësimi se vinçi mund të rrëzohet drejt rrugës, duke rrezikuar kalimtarët, drejtuesit e automjeteve dhe banorët përreth. Fotografia e dërguar tregon pajisjen pranë objekteve të banimit, por vetëm nga pamja nuk mund të përcaktohet gjendja e saj teknike apo rreziku i rrëzimit.

