Djali mund babain! Elbasani mund Dinamon! Fitore e madhe e arritur ne fund ndaj Dinamos, Glen Daja fiton derbin ndaj Ilir Dajës, ndonëse duhet theksuar se ky i fundit ishte në tribunë pasi ishte ende i pezulluar nga FSHF. Dinamo vazhdon me rrugetimin e dobet duke arritur vetem 5 pike ne 5 ndeshjet e fundit.

Në një ndeshje që u ndez vetem ne fundin e saj, ishin miqtë që rrezikuan të parët me Aleksovskin që bëri mrekulli në fraksionin e parë të lojës. Por në pjesën e dytë ishin vendasit që dominuan e krijuan raste, duke shënuar tre herë, por vetëm me golin e fundit që u cilësua si i vlefshëm pasi dy gola iu anuluan nga VAR.

Pas një goditje dënimi, sfera shkon te Epito i cili me dy devijime radhazi ia del të mposhtë Teqjen.

VIDEO E GOLIT

Megjithatë, aq mjaftoi që Elbasani të merrte tre pikë të arta për të bërë hapa të rëndësishëm në renditjen e kampionatit, ndërsa Dinamo nuk ia doli të përfitonte për të shkurtuar diferencën me kreun.

 

The post (VIDEO) Djalin mund babain, dueli i familjes i buzëqesh Elbasanit! Dinamo në krizë appeared first on Telesport.