Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa 40 persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketë i Rusisë në qytetin e Krivi Rihut, në Ukrainë, vendlindjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskut, Oleksandr Hanzha, bëri të ditur se raketa goditi një zonë qendrore të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa banimi, dyqane dhe automjete.

Sipas autoriteteve lokale, 25 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes tyre ka edhe disa fëmijë.

Pas sulmit, guvernatori publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihen dëmet e shkaktuara nga goditja. Krivi Rihu është një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës dhe njihet si vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky.