Gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites së hershme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore, herë pas here, era do të jetë e fortë nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi mbi 60 km/h.
Në Shkup, gjatë orëve të hershme të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Në ditët në vijim do të vazhdojë moti me vranësira të ndryshueshme, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie graduale. Reshje shiu priten të dielën dhe të hënën.
Si pasojë e depërtimit të masës së ajrit më të ftohtë nga veriu, të hënën pasdite, në zonat malore reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore. Nga e marta do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe më i ftohtë.
