Ndërhyrja kirurgjikale e sulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane, ka përfunduar me sukses. Futbollisti anglez pësoi këputjen e ligamentit sindezmotik të kyçit të majtë gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Köln-it, pas një përplasjeje rreth minutës së 20-të me mbrojtësin Jowl Schmied, që e detyroi të largohej nga fusha.
Klubi bavarez njoftoi se 33-vjeçari, fitues i fundit i “Topit të Artë”, iu nënshtrua operacionit gjatë natës dhe tani do të nisë programin e rehabilitimit. Parashikohet të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave.
“Ulje-ngritjet e jetës! Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer nga ky dëmtim, por, si gjithmonë, është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t’u përmirësuar në prag të vitit 2027. Do të rikthehem i çlodhur dhe gati të jap maksimumin në fazën vendimtare të sezonit. Momentet e vështira nuk zgjasin përgjithmonë, por njerëzit e fortë po”, – shkroi Kane për tifozët.
Në fund, ai i falënderoi të gjithë për mesazhet dhe përmendi këshillën e mikut të tij, ish-lojtarit të futbollit amerikan, Edelman.

The post Kane operohet në kyçin e këmbës, të paktën 3 muaj jashtë: I zhgënjyer, por gati të jap maksimumin në fazën vendimtare të sezonit appeared first on Telesport.
