Milan është një nga klubet e interesuara për një transferim të mundshëm të Bruno Fernandes, pasi portugezi duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër, por deri tani nuk ka dritë jeshile dhe duket se marrëdhënia mes mesfushorit dhe klubit është e tensionuar. Në këtë situatë, largimi i tij është shumë i mundshëm nga “Djajtë e Kuq”.

Në anën tjetër, pritet që Milan të jetë sërish aktiv gjatë merkatos së janarit, por një lëvizje për Bruno Fernandes-in nuk është aktualisht në agjendën e kuqezinjve. Në vend të kësaj, Milani shpreson të afrojë një qendërmbrojtës të ri, ku emri i Goncalo Inacio-s është ndër ata që përfliten më shumë për një transferim drejt “San Siro”-s në merkaton dimërore.

Corriere dello Sport pretendon se Milan do të kërkojë në janar po ashtu një lojtar të ri për krahët e sulmit. Mundësisht dikë që mund të luajë në të dyja anët, pas dëmtimeve afatgjata të Alexis Saelemaekers dhe Samuel Chukwueze.

Objektivi i tretë i vendosur për merkaton e janarit është afrimi i një qendërsulmuesi. Disa nga emrat më të përfolur janë Endrick, Nicolo Tresoldi, Ermedin Demirovic dhe Paul Mendy.

The post Milan me sytë nga Bruno Fernandes, por ka tri prioritete më të rëndësishme për janarin appeared first on Telesport.