Pas 4 javëve pa fitore, tre humbje dhe një barazim, Teuta është rikthyer te fitorja në “Abissnet Superiore”. Durrsakët kanë fituar 1-0 ndaj Laçit në sfidën e luajtur në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, për shkak të punimeve që po bëhen në tapetin e “Niko Dovana”.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rreizk konkret për të dyja skuadrat. Rezultati 0-0. Pjesa e dytë nis direkt me gol. Pas një krosimi të Florian Përgjoni nga krahu dhe asistit me kokë të Ergis Arifi, ishte spanjolli Pedro që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

SHIKOGOLIN

Në minutën e 63-të, Emanuela Rusta nxjerr kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e La Laçit, Elion Stafën, por pas ndërhyrjes së VAR dhe rishikimit të pamjeve në ekran, Rusta ndërron mendje dhe anulon kartonin e verdhë.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Teuta fiton 1-0 dhe pas humbjes së djeshme të Egnatias ndaj Skëndërbeut, durrsakët afrohen me kreun. Diferenc tani është vetëm 4 pikë.

Laçi mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë. Kurbinasit e drejtuar nga Qatip Osmani kanë tani tre humbje rresht.

The post Abissnet Superiore: Teuta duhet të shkonte në Rrogozhinë për të gjetur fitoren. Mjafton 1 gol ndaj Laçit (video) appeared first on Telesport.