Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote në MotoGP për vitin 2026. Vendi i 8-të arritur sot në pistën e Portimao (Portugali), i mjaftoi pilotit spanjoll që të shpallet kampion, titulli i 10-të në karrierën e tij (8 prej tyre në MotoGP).
Një titull që erdhi në fund të një garë zhgënjyese për Marquez, që për asnjë moment nuk dueloi dot për fitoren apo podiumin, ndërkohë që parakalohej nga pilotët. Ai më shumë u mjaftua të administronte garën e tij.
Vendi i 8-të i lejonte matematikisht të shpallej kampion dhe spanjolli ia doli mbanë të mbrojë titullin kur ka edhe një garë nga fundi (pas një jave në Valencia). Një titull i vështirë për spanjollin, në një sezon që nisi jo mirë.
Gara e sotme u fitua nga piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, që në mesin e garës mori kryesimin e saj dhe e mbrojti atë deri në fund. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Martin, i dyti.
Në podium u ngjit edhe Raul Fernandes me Trackhouse (vendi i tretë), që e udhëhoqi garën në gjysmën e parë, por më pas u dorëzua ndaj dy pilotëve të Aprilia. Për Marc Marquez një festë e madhe pas garës me tifozët.
The post Aprilia dominon në Portugali por nuk mjafton, Marc Marquez shpallet kampion bote në MotoGP appeared first on Telesport.
