Flamurtari vijon të mbrojë kreun e renditjes në Kampionatin Kombëtar në Basketboll për femra. Në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës, ekipi vlonjat fitoi 80-44 ndaj Vllaznisë, një ndeshje e luajtur në Shkodër.
Ndeshja u vendos që pas periodës së parë në favor të skuadrës vlonjate, e cila u shkëput 30-9. më pas, mikeshat administruan avantazhin, me Morris që realizoi 24 pikë, mbështetur nga Mcghee me 14 pikë e 20 rebound.
Në Librazhd, ekipi i Partizanit fitoi 102-77 ndaj Sopotit, një ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga kryeqytetaset. Emilia Lazo me 28 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, që u shkëput që në fillim.
Pa probleme fiton edhe Tirana, që në “Asllan Rusi” mundi 71-58 Studentin në derbin kryeqytetas. Pas një periode të parë të ekuilibruar, vajzat bardheblu u shkëputën dhe e dominuan lojën, duke qëndruar në krue bashkë me vlonjatet.
Superliga-Femra, java e 7-të
Sopoti Eagles – Partizani, 77-102
Studenti – Tirana, 58-71
Vllaznia – Flamurtari, 44-80
Renditja: Flamurtari 13 pikë, Tirana 13 pikë, Vllaznia 11 pikë, Partizani 10 pikë, Studenti 9 pikë, Sopoti Eagles 7 pikë.
The post Flamurtari dhe Tirana ndajnë së bashku kreun e Superligën, Partizani rikthehet te fitorja appeared first on Telesport.
