Turhan Kurtishi po kalon një gjysmësezon të jashtëzakonshëm me fanellën e KF Shkëndija Haraçinë 77, duke u shndërruar në një nga emrat më të spikatur të Second Pioneers League West 2026/27.

Sulmuesi ka realizuar plot 26 gola në shtatë ndeshje, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve dhe duke dëshmuar një efikasitet të jashtëzakonshëm para portës kundërshtare.

Kjo shifër mbresëlënëse është dëshmi e talentit, instinktit të golashënuesit, punës së palodhshme dhe përkushtimit të tij në çdo paraqitje. Kurtishi po tregon se është një element kyç për skuadrën nga Haraçina, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në repartin ofensiv. Transmeton faktiditor.info

Meritat për këtë ecuri nuk i takojnë vetëm lojtarit. Një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përgatitjen e tij ka edhe trajneri Meriton Berisha, puna dhe përkushtimi i të cilit po japin rezultatet e tyre në fushën e lojës.

26 gola në gjysmësezon! Një statistikë që flet vetë dhe që e vendos Turhan Kurtishin në qendër të vëmendjes.

Gjysmësezoni ka përfunduar me shifra fantastike, por ambiciet mbeten të larta. Rrugëtimi vazhdon!