Juventusi ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias në Serie A, duke realizuar të katër golat në pjesën e dytë të ndeshjes, brenda vetëm 18 minutave.

Pas përfundimit të takimit, vëmendjen e mori Edon Zhegrova, i cili së bashku me bashkëlojtarin Randal Kolo Muani festoi fitoren duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Golat për bardhezinjtë i shënuan Woltemade, Koopmeiners, Cabal dhe Kolo Muani, ndërsa kjo ishte edhe ndeshja e 600-të e Luciano Spallettit si trajner në Serie A.