Trajneri i Manchester United, Mauricio Pochettino, ka debutuar me një humbje zhgënjyese 4-0 në Premier League ndaj Liverpool, në aventurën e tij të re me “djajtë e kuq”. Një humbje e thellë dhe turpëruese, por që sipas tij u kushtëzua nga kartoni i kuq i Leny Yoro pas 7 minutash.
“Shumë e dhimbshme. Shumë zhgënjyese kjo humbje dhe ky rezultat. Nuk është e pranueshme ta nisësh një ndeshje në Premier League në një situatë të tillë“, tha trajneri argjentinas, që vuri në dyshim ndëshkimin e mbrojtësit të United.
“Ndeshja ndryshoi plotësisht pas shtatë minutash. Tani mund të shpjegojmë gjithçka, por dëmi është bërë, është vërtet e dhimbshme. Lojtarët e ndiejnë thellë dhimbjen e këtij rezultati. U thashë të qëndrojnë të qetë, pasi ajo që ndodhi ishte një situatë e padrejtë”, tha Pochettino.
“Duhet ta pranojmë këtë realitet. Duhet të përpiqemi të rrisim përqendrimin dhe të marrim vendime më të mira në fushë. Gjithashtu, duhet të jemi kritikë ndaj vetvetes, por në ndeshje ndodhën disa situata me të cilat nuk jemi të kënaqur”, deklaroi trajneriu i “djajve të kuq”.
The post Pochettino: Kartoni i kuq për Yoro pas 7 minutash lojë ishte i padrejtë dhe shkatërroi ndeshjen tonë appeared first on Telesport.
