Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë në ndarjen e bursave për vitin shkollor 2026/2027, përcjell TV21. Ai thotë se bursat ndahen sipas kritereve të përcaktuara dhe jo mbi baza etnike apo politike.
Në lidhje me: BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat u ndanë për nxënësit shqiptarë
Sulejmani thekson se deri më tani janë publikuar rezultatet për katër kategori, ndërsa pritet të shpallen edhe 2.470 bursa të tjera për mbështetje sociale dhe nxënësit në paralele duale.
“Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre”, deklaroi Sulejmani.
Ai shtoi se është i hapur për publikimin e të dhënave mbi numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale.
“Nuk mund të nxirren përfundime për një proces të tërë përderisa rezultatet e të gjitha kategorive ende nuk janë publikuar”, theksoi zëvendësministri.
