Një mjek dhe një infermiere të Ndihmës së Shpejtë janë sulmuar fizikisht para poliklinikës “Jane Sandanski” në Shkup. Sipas denoncimit, sulmuesit dyshohet të jenë babë e bir.
Ngjarja ka nxitur reagimin e Odës së Mjekëve, e cila ka dënuar ashpër dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë gjatë kryerjes së detyrës.
Oda kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet kompetente të drejtësisë zbardhjen urgjente të rastit dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Në reagim, Oda rikujton se sulmi ndaj një punonjësi shëndetësor gjatë ushtrimit të profesionit trajtohet si vepër penale, për të cilën parashikohet dënim deri në pesë vjet burg. /Monitor.mk
