CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, është rikthyer në selinë qendrore të kompanisë në Santa Clara, Kaliforni, ku ka përcjellë një mesazh që ka tërhequr vëmendjen.
“Faleminderit për shansin e dytë. Do të jem një CEO më i mirë herën e dytë”, është shprehur Huang.
Bordi i drejtorëve të prodhuesit amerikan të çipave Nvidia vendosi unanimisht të rikthejë bashkëthemeluesin e kompanisë Jensen Huang në pozicionin e drejtorit ekzekutiv dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë, njoftoi sot kompania.
Nvidia deklaroi se vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësues të lartë të administratës amerikane.
Bazuar në mendimet e tyre, bordi i drejtorëve arriti në përfundimin se rikthimi i Huang në krye të kompanisë nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bordi i Drejtorëve beson se Jensen është personi i duhur për të drejtuar Nvidia-n dhe se riemërimi i tij është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë”, tha Harvey C. Jones, Kryetar i Bordit të Drejtorëve.
