Achraf Hakimi ishte protagonist në konferencën për shtyp të PSG-së, në prag të përballjes me Romën në Champions League. Mbrojtësi maroken foli për sfidën, të ardhmen në Paris dhe çështjen e apelimit të Marokut në CAS:

“Parisi është shtëpia ime. Dua të qëndroj këtu edhe për shumë vite. Po iu dërgoj një mesazh Nasser Al-Khelaifit dhe Luis Campos. Ndihem krenar që jam këtu dhe shpresoj të qëndroj gjatë, ashtu si Marquinhos, një legjendë e klubit. Parisi është qyteti im, ky është klubi im dhe jam i lumtur. Shpresoj ta ndihmoj skuadrën si ai. Është shembull për të gjithë ne dhe lideri ynë”.

Për Romën u shpreh: “Po kalon një moment shumë të mirë, sidomos në Serie A. I njohim pikat e forta dhe dobësitë e saj. Dimë si të përgatitemi dhe i përballojmë të gjitha kompeticionet me të njëjtin mentalitet”.

Ai vlerësoi edhe trajnerin Luis Enrique, i cili i ka dhënë rol të rëndësishëm, besim dhe liri në fushë. Për mungesat e Doué dhe Kvaratskhelia, shtoi: “Janë lojtarë thelbësorë dhe na kanë ndihmuar të fitojmë dy Champions-et e fundit, por forca jonë është kolektivi. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe kushdo që do të luajë do të japë maksimumin”.

The post Hakimi: I njohim pikat e forta dhe dobësitë e Romës, ja si do t’i zëvendësojmë Doué dhe Kvaratskhelia appeared first on Telesport.