Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këmbëngul se myftinia nuk ka të drejtë t’ju merr para tregtarëve të cilët shesin produktet e tyre te tregu i grave, sepse siç shtoi është kundër ligjit.
Myftiu Qani Nesimi, sot nuk deshi të komentojë, por ditë më parë publikoi në rrjetet sociale një peticion përmes së cilit shitësit kanë rënë dakord që të paguajnë.
Por çfarë thonë shitësit për këtë pagesë?
Të njëjtit i pyetëm se a kanë nënshkruar ndonjë peticion dhe se për çfarë e kanë nënshkruar. Shitësit ishin kontradiktore, pasi që shumica nuk dinin e se për çfarë e kanë nënshkruar peticionin.
Ndryshe çdo të enjte këta shitës në Tetovë shesin në këtë trotuar dhe për shkak se e shfrytëzojnë këtë hapësirë, i paguajnë myftenisë 50, 100, ose 200 denarë. Por, një javë më parë, komuna e Tetovës, bashkë me inspektoratin komunal, Drejtorinë për të Hyra Publike dhe Policinë dolën në terren dhe konstatuan se mbledhja e këtyre të hollave është kundër ligjit.

