Kylian Mbappé vazhdon të thyejë rekorde te Real Madridi. Me dopietën e shënuar ndaj PSV-së në “Santiago Bernabéu”, sulmuesi francez arriti në kuotën e 105 golave me fanellën madrilene, duke kaluar Ronaldo Nazário, i cili realizoi 104 gola gjatë periudhës së tij në Madrid. “Fenomeni” tashmë ka një pasardhës në historinë e golashënuesve të klubit.

Ky rekord merr edhe më shumë vlerë për kohën e shkurtër në të cilën është arritur. Mbappé u transferua në Madrid në verën e vitit 2024, ndërsa Ronaldos iu deshën pesë sezone (2002-2007) për të shënuar 104 gola.

Francezi ka realizuar 19 gola në 18 ndeshje këtë sezon, si dhe ka dhënë 5 asistime. Në Champions ka shënuar në të gjitha ndeshjet; 6 gola në 5 takime. Objektivi i radhës është Gareth Bale, me 106 gola. Më pas vijnë Juanito dhe Higuaín, me nga 121 gola, Fernando Hierro (127), Míchel (130), Amancio (155) dhe Emilio Butragueño (170).

Në majë të listës janë Raúl (323), Karim Benzema (354) dhe Cristiano Ronaldo (450), golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit.

The post Mbappé kapërcen një tjetër legjendë të Real Madridit dhe i vë syrin “viktimës” së radhës appeared first on Telesport.