Një burrë nga rrethina e Tetovës, është denoncuar për dhunë fizike ndaj bashjëshortes së tij, përcjell Pa Censurë.
Më 24.11.2026 në ora 21:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jegunovcë kanë privuar nga liria personin I.A.(55) nga një fshat i Tetovës. Ai dyshohet se në shtëpinë familjare, pas një fjalosjeje paraprake, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
