Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 5” gjatë spektaklit të së hënës, Jona ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku ka ndarë emocionet dhe përshtypjet e saj lidhur me përfundimin e këtij rrugëtimi.
Ish-banorja fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke treguar se nuk e kishte pritur një dashuri kaq të madhe nga publiku.
Megjithatë, Jona nuk e ka fshehur pakënaqësinë për mënyrën se si përfundoi aventura e saj në këtë format, duke e cilësuar nominimin dhe eliminimin si të padrejtë.
“Sa i përket nominimit edhe mënyrës qysh përfundoi rrugëtimi jem, me qenë e sinqertë, i kom përjetu si shumë të padrejta. Por, në fund të fundit, kjo është loja dhe duhet me e pranu ashtu qysh ka ardhë”, ka shkruar ajo.
Jona ka pranuar se dy javët e para brenda shtëpisë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira emocionalisht për të, ndërsa është shprehur e penduar që nuk pati mundësinë të tregonte potencialin e saj të vërtetë.
Ajo gjithashtu ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer nga disa persona, për të cilët kishte menduar se ia dëshironin të mirën.
Pavarësisht kësaj, ish-banorja ka theksuar se dëshiron ta shohë këtë eksperiencë pozitivisht, duke e konsideruar largimin nga Big Brother jo si një fund, por si fillimin e diçkaje të re.
“Ju ve ju kam borxh me e pa Jonën në versionin e saj ma të plotë, ashtu qysh jam në të vërtetë”, ka përfunduar ndër të tjera ajo.
The post Jona shuan heshtjen, flet pas eliminimit nga BBVK appeared first on Veriu.info.
