Një 15-vjeçare nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë e tipit “Audi” në kryqëzimin e rrugës “Cvetan Dimov” me bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup.
Sipas buletinit policor, aksidenti u raportua mbrëmë rreth orës 22:00 në SPB Shkup. Veturën me targa të Shkupit e drejtonte V.A., 45 vjeç, nga fshati Tanushë i Shkupit.
Lëndimet e së miturës u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.
