Një përballje plot humor mes Giampiero Gasperini dhe Fabio Capello pas barazimit 2-2 të Romës në fushën e PSG, në Champions League. Ish-trajneri i Romës, sot opinionist në “Sky”, kishte kritikuar zgjedhjet e formacionit të Gasperinit, i cili la në stol Malen dhe Dybala, por pas ndeshjes ndryshoi plotësisht qëndrim.

“Giampiero, përgëzime! Para ndeshjes, kur pashë formacionin, thashë: Po heq dorë nga Champions-i për t’u përqendruar te kampionati. Epo, duhet t’i tërheq të gjitha ato që thashë. Ke ndërtuar diçka vërtet shumë të bukur. Ka shpirt skuadre, të gjithë ndihen titullarë, vrapojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Edhe ideja për të aktivizuar në pjesën e dytë lojtarët që kishin luajtur shumë, dha rezultat. Ndeshje perfekte”, – deklaroi Capello.

Gasperini i pranoi me kënaqësi komplimentet: “Fjalët e tua kanë shumë rëndësi për mua dhe i mirëpres. Jam veçanërisht i kënaqur këtë mbrëmje. Kishte disa rreziqe, por unë i shoh këta djem çdo ditë. Pisilli, Castro dhe ata që u aktivizuan më pas, Ghilardi e Lulli, po rriten vërtet. Kur kalon me sukses ndeshje të tilla, kjo bëhet një shtysë e madhe për të gjithë”.

The post Capello-Gasperini, debati plot humor mes tyre: Duhet t’i tërheq të gjitha ato që thashë para ndeshjes… appeared first on Telesport.