Futbolli gjerman vijon të jetë i përfshirë në debat për gjendjen shëndetësore të Jamal Musiala. Mesfushori i Bayern Munich vuan nga krizat epileptike, pas dy episodeve të fikëti në fushën e lojës. Pas deklaratave të diskutueshme të drejtuesve bavarezë, ka reaguar edhe ish-portieri dhe ish-drejtuesi i klubit, Oliver Kahn:

“Sa dramatike duket e gjithë kjo situatë, sëmundja mund të trajtohet dhe besoj se Jamal do të jetë në gjendje ta përballojë. Gjithashtu, besoj se mund të rikthehet në nivelin e tij më të lartë”.

Ai kundërshtoi ashpër idenë e uljes së pagës së lojtarit nëse sëmundja ndikon në rendimentin e tij: “Ekziston një kontratë e vlefshme dhe nuk ka asgjë për të kritikuar në këtë drejtim. T’i bësh presion lojtarit në këtë moment dhe t’i kërkosh publikisht, në emër të ndërgjegjes së tij, të heqë dorë nga një pjesë e pagës, është thjesht absurde”.

Kahn shtoi se diskutime të tilla duhet të mbeten brenda drejtuesve të klubit, jo të bëhen publike. Sipas tij, Bayerni duhet të tregojë mbështetje të plotë për Musiala, shëndeti i të cilit duhet të jetë përparësia kryesore.

The post Oliver Kahn e cilëson absurde sjelljen publike të Bayern Munich ndaj sëmundjes së Musiala appeared first on Telesport.