Gjysma e dytë e këtij sezonit të Formula 1 i ka dhënë një vetëbesim të madh Max Verstappen, i cili ka siguruar katër fitore në gjashtë garat e fundit. Piloti holandez, i cili është ngjitur në podium në nëntë gara radhazi, tani e ka përqendruar vëmendjen te gara e Katarit, me synimin për të arritur fitoren e pestë të sezonit.
Një fitore që praktikisht do të garantonte vendin e dytë në Kampionatin e pilotëve. Nga ana tjetër, Verstappen e vlerëson sigurimin e vendit të tretë në Kampionatin e konstruktorëve, duke e parë atë si një shpërblim të merituar për përparimin që Red Bull ka treguar gjatë gjithë vitit 2026.
“Lusail është një pistë shumë ndryshe krahasuar me Las Vegas, ajo përmban kthesa komplekse që favorizojnë një makinë të fortë në kthesat me shpejtësi të lartë, si dhe shumë seksione të rrjedhshme”, tha Verstappen.
“Menaxhimi i gomave është gjithmonë një faktor vendimtar në Katar, veçanërisht me kufirin prej 27 xhirosh, gjë që ushtron një presion të konsiderueshëm mbi gomat dhe kërkon një qasje tejet strategjike“, vuri në dukje Verstappen.
“Kemi qenë shumë të qëndrueshëm dhe konkurrues në garat e fundit, dhe skuadra ka bërë një punë të jashtëzakonshme deri më tani këtë sezon. Synimi ynë mbetet vendi i tretë në Kampionatin e konstruktorëve“, tha holandezi.
The post Verstappen: Në Katar thelbësor menaxhimi i gomave, fitoret rrisin besimin për sezonin tjetër appeared first on Telesport.
