Dëmtimi i rëndë i Harry Kane ka prishur padyshim planet e Bayern Munich. Kohët e fundit është përfolur shumë për transferimin e një zëvendësuesi për Kane, gjatë merkatos së janarit, por ndoshta klubi bavarez nuk ka nevojë fare të shpenzojë.
Mediet gjermane zbulojnë se Vincent Kompany është gati t’i japë një shans për ekipin e parë, Bastian Assomo-s, sulmuesit 16-vjeçar që po shkëlqen me ekipin rezervë të Bayernit në “Regionalliga”. 8 gola në tri ndeshje për kombëtaren gjermane U-17, dy dopieta radhazi për Bayern në Regionalliga, si dhe një gol e një asist në fitoren e ekipit U-19 ndaj Lille-it në Youth League të mërkurën.
Assomo tashmë ka treguar se mund të përballet me sukses në ekipin e parë, duke u aktivizuar katër herë dhe duke shënuar dy gola gjatë përgatitjeve verore. Me një gjatësi prej 1.90 metrash, ai do të ofronte gjithashtu një prani fizike në zonën e rreptësisë, të cilën asnjë nga kandidatët e tjerë të disponueshëm nuk mund ta ofrojë.
Suksesi i arritur me Lennart Karl mund të jetë një shtysë shumë e madhe për Kompany dhe drejtuesit e Bayern, për të mos shpenzuar për një qendërsulmues tjetër, por t’i besojnë talentit të tyre, Bastian Assomo.
The post Bayern nuk ka nevojë të shpenzojë për zëvendësuesin e Kane, Kompany e zgjidh problemin brenda skuadrës appeared first on Telesport.
