José Mourinho doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Alavés në “Bernabéu”, ku foli për Vinicius, Mbappé, Bellingham, Huijsen dhe rikthimin e Mendy në listën e të grumbulluarve.

Për Alavés: “Ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Pozicioni i tyre në renditje iu jep qetësi, na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të luajmë dhe të marrim tri pikët”.

Për Huijsen: “Mbrojtja e mirë ndihmon edhe lojën sulmuese. Kur ke siguri prapa, mund të luash me vijë më të lartë dhe të fitosh duelet. Kur ishim bashkë te Roma, Dean ishte ende fëmijë. Premier League e ka ndihmuar të përmirësohet. Rüdiger dhe Konaté po e ndihmojnë shumë. Ka treguar pjekuri”.

Për Bellingham dhe Zidane: “Nuk më pëlqen të krahasoj futbollistë të brezave të ndryshëm. Zidane ishte një nga më të mirët e brezit të tij, ndërsa Jude është tashmë një nga më të mirët e brezit të vet”.

Për objektivat: “Dua të fitoj ndaj Alavés, për Champions-in është ende herët. Nuk duam të luajmë në fazën shtesë, kemi shumë ndeshje përpara. Jemi afër objektivit në kampionat. Champions-i vendoset nga detajet”.

Më pas, Mourinho ironizoi parashikimet e inteligjencës artificiale për favoritët e Champions-it: “Disa thonë se jemi pretendentë, pastaj është edhe superkompjuteri i IA-së…, që në fakt është një m*t, hiçgjë”.

Në fund, duke iu referuar zgjedhjeve në Spanjë dhe mungesës së stërvitjes të dielën, ai bëri shaka: “Nuk kemi lojtarë spanjollë (qesh). Vetëm tre ose katër”.

The post Mourinho ironizon parashikimet e superkompjuterit të inteligjencës artificiale: Është një m*t, hiçgjë… appeared first on Telesport.