Tre automjete janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në qarkoren e Shkupit „Nëna Terezë“, pas kryqëzimit të Radishanit, në drejtim të Tetovës. Pesë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë hospitalizuar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se aksidenti është raportuar në SPB Shkup në orën 19:10.

Në aksident janë përfshirë një automjet „Opel“ dhe një „Mercedes“ me targa të Shkupit, si dhe një „Audi“ me targa të Kosovës.

Të pesë personat e lënduar janë dërguar në spital, ndërsa për momentin nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.