Kur pritet që edhe qendra e Shkupit të stoliset me flamurin shqiptar për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë? Duke u përgjigjur në këtë pyetje, bashkëkryetari i VLEN-it, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti tha se Shqipëria tregoi respekt për flamurin e Maqedonisë, “është mirë që respekti të rikthehet me respekt”, përcjell TV21.

“Tirana e ka bërë hapin e parë. Është mirë të rikthehet respekti me respekt. Ndërsa sa i përket festave, Çairi ka traditë. Tash e kemi edhe 20-vjetorin e vendosjes së përmendores së Skënderbeut”, tha Mexhiti në intervistë për TV21.

Kujtojmë, se më 8 shtator, në rrugët e Tiranës – kryeqytetit të Shqipërisë, janë parë duke valuar flamuj të Maqedonisë së Veriut për nder të 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë.