George Russell me Mercedes siguroi “pole position” mbrëmjen e së shtunës, në provat zyrtare të vlefshme për Cmimin e Madh të Katar në Formula 1. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’21”695.
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, italiani Kimi Antonelli. Pra, dy makinat Mercedes do të ndajnë të dielën në mbrëmje vijën e parë të nisjes, ndjekur nga dy makinat McLaren.
Në vendin e tretë u klasifikua Lando Norris, që la pas australianin Oscar Piastri. Surpriza edhe te Red Bull, me Isack Hadjar që u rendit në vendin e pestë, duke lënë pas 4 herë kampionin e botës Max Verstappen (vendi 6).
Zhgënjen Ferrari, vetëm i shtati me Charles Leclerc, +1.2 sekonda më i avashtë se Russell. Ndërsa Lewis Hamilton u rendit në vendin e nëntë. Mes dy makinave Ferrari u rendit Arvid Lindblad (vendi 8) dhe në të dhjetin Liam Lawson.

The post Russell siguron “pole position” në Katar, ndjek Antonelli dhe dy makinat McLaren, zhgënjen Ferrari appeared first on Telesport.
