Atletico Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në transfertë ndaj Elche, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

“Colchoneros” e nisën vrullshëm duke shënuar 2 gola në shtatë minutat e para. Në minutën e 5-të, Alejandro Grimaldo tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më pas, Lee Kang-In dyfishon shifrat për madrilenët, pas një mungese vëmendjeje të mbrojtjes vendase.

Në minutën e 27-të, ishte radha e Julian Alvarez për të gabuar në zonën e tij, gjë që u shfrytëzua më së miri nga Martim Neto, që ngushoi shifrat në 1-2.

Në minutën e 41-të, Alvarez shlyen më së miri gabimin e bërë disa minuta më parë, duke shënuar golin e tretë për “Colchoneros”, pas asistit të Alex Baena. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Atletico Madridin.

Në fillim të pjesës së dytë, Elche ngushton shifrat sërish me golin e bukur të Buba Sangare, i cili shënoi me një goditje fantastike nga distanca.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Atletico fiton 2-3 dhe renditet në vendin e dytë aktualisht me 34 pikë, një pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë dhe dy pikë më pak se Barcelona e vendit të parë. Vetëm se dy rivalët nuk kanë luajtur ende për këtë javë.

SHIKOGOLAT

The post Gola dhe spektakël në transfertë. Atletico Madrid rrezikon shumë, por në fund merr fitoren e rëndësishme (video) appeared first on Telesport.