Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me rrugë të lagështa, njofton AMSM. Borë po bie në pjesët më të larta të vendit, ndërsa në zonat më të ulëta reshjet janë me intensitet më të dobët.

Sipas njoftimit, janë në fuqi ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në këto akse rrugore:

  • Mavrovë – Dibër dhe në qafën malore Strazhë, ndalesat janë vendosur nga ora 18:00;
  • Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, nga ora 22:15;
  • Resnjë – Ohër, përmes qafës malore Bukovë, nga ora 04:42, për shkak të reshjeve të borës.

Mjegulla e zvogëlon dukshmërinë deri në 100 metra në qafën malore Pletvar, në akset rrugore Gostivar – Kërçovë, Mavrovë – Dibër dhe Kriva Pallankë – Deve Bair, si dhe në segmentin nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit.