Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar minstres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Paraprakisht, Çitaku në konferencë për shtyp tha se kryeministri Kurti po shfrytëzon ambasadat për fushatë.

Çitaku ka thënë sot se Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e BE. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka është ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, ka shkruar Çitaku.

“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, ka shtuar ajo./21Media