Në Berovë mëngjesin e sotëm ka qenë më ftohtë me temperature që kanë shkuar deri -6 gradë Celsius dhe sipërfaqe të borës prej 1 centimetër.
Këtë mëngjes -5 gradë janë matur në Kodrën e Diellit, -3 në Lazaropole, -2 gradë Celsius në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Kriva Pallankë, -1 gradë në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Shtip, 1 gradë në Strumicë, Manastir, Demir Kapi dhe Kumanovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Kavadar dhe Vinicë, 3 Veles dhe 4 gradë në Pretor dhe Ohër.
DPHM njofton se në 24 orët e kaluara deri në orën 8 të mëngjesit më së shumti shi prej 2 litra metër katror ka rënë në Shkup-Petrovec, 1 në Kavadar dhe Veles, ndërsa në vendet e tjera më pak se 1 litër për metër katror.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në male dhe disa vende më të larta me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të arrijë nga 4 deri 12 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë Celsius.
