Katër diskutime ose debate publike ku do të debatohet për reformat. Përmes këtyre debateve duhet të gjendet zgjidhja më e mirë ligjore ose propozim ligji me të cilin do të zbatohen reformat në Këshillin gjyqësor. Në debatin e sotëm fokusi ishte se si të zgjidhen anëtarët. Një nga propozimet është që të ketë pragu prej 51%.

“Mendimi im është se duhet të ketë census. Edhe pse në zgjedhjet e deritanishme gjykatësit çdo herë janë në nivelin e integritetit të tyre profesional. Çdo herë dalin dhe e japin votën e tyre dhe censusi asnjëherë nuk ishte problem, por është mirë sepse kjo i jep legjitimitet gjykatësit i cili është zgjedhur”, tha Antoaneta Dimovska – anëtare e Këshillit Gjyqësor.

“Disa çështje i precizuam, por do të ishte mirë të hyjnë profesorë universitarë të drejtësisë në suazë të Këshillit Gjyqësor, sepse këshilli gjyqësor në fakt është ai që duhet ta pengojë ndikimin e pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Edhe pse këta përfaqësues do të zgjidhen në Kuvend siç u tha, mendoj se me integritetin e tyre do të kontribuojnë për përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit në shtet dhe të rritet besimi te qytetarët në gjykatësit”, u shpreh Borçe Davitkovski – profesor universitar.